Sipas përditësimit më të fundit nga Prefektura e Qarkut Korçë, situata emergjente në të gjashtë bashkitë e qarkut situata paraqitet plotësisht e qetë. Nuk janë raportuar problematika të reja, ndërsa të gjitha vatrat e zjarrit janë neutralizuar dhe nuk paraqesin më asnjë rrezik për riaktivizim.
Strukturat e emergjencës dhe autoritetet vendore kanë ndërhyrë me efikasitet gjatë ditëve të fundit, duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve në kohë të shkurtër.
Aktualisht, nuk ka më nevojë për monitorim intensiv, megjithatë Prefektura e Qarkut Korçë mbetet në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përgjegjëse, për të garantuar menaxhimin e çdo situate të mundshme perfshi ketu dhe Parkun Kombetar te Prespes.


