Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar një sërë veprimesh procedurale dhe arrestimesh në bashkëpunim me komisariatet përkatëse të zonave, në kuadër të hetimeve për ngjarje të ndryshme kriminale.
Në Maliq, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 31 vjeç, banues në këtë qytet, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e një shtetasi 65-vjeçar.
Në Devoll, nisi procedimi penal për shtetasit:
E. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 53-vjeçar;
S. D., 36 vjeç, banues në fshatin Çetë, për goditjen me grushte të një 22-vjeçari.
Në Korçë, është shpallur në kërkim shtetasi R. D., 41 vjeç, banues në Librazhd, pas kallëzimit të një 54-vjeçari i cili pretendon se i ka dhënë me qira një automjet dhe nuk e ka marrë më pas sipas marrëveshjes. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për gjetjen e mjetit.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë kanë referuar në Prokurori materialet edhe për dy shtetas nga Prrenjasi, Sh. N., 34 vjeç dhe Z. N., 29 vjeç, të cilët po procedohen për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet për të gjitha rastet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.


