Dy shtetas janë proceduar penalisht nga Policia e Devollit, pas dy ngjarjeve të ndodhura në fshatra të ndryshëm të kësaj zone.
Sipas informacioneve zyrtare, 46-vjeçari E. Sh., banues në fshatin Vishocicë, dyshohet se ka goditur me grushte një 53-vjeçar për motive të dobëta. Po ashtu, në një tjetër rast, 36-vjeçari S. D., nga fshati Çetë, ka sulmuar fizikisht një 22-vjeçar, gjithashtu pas një konflikti të çastit.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.


