Policia e qarkut Korçë ka vijuar me operacionet për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke evidentuar disa raste shkeljesh në qytete të ndryshme.
Në Ersekë u arrestua një 36-vjeçar që shkaktoi aksident në gjendje të dehur, ndërsa një 17-vjeçar u procedua për drejtim automjeti pa leje.
Në Devoll, një 31-vjeçari iu gjet një thikë në automjet dhe një 46-vjeçar u shpall në kërkim për thyerje të masës “arrest shtëpie”.
Në Pogradec u proceduan disa shtetas për veprime të ndryshme të paligjshme, përfshirë kanosje me armë të ftohtë, ndërtime pa leje dhe transport të paligjshëm të lëndës drusore.
Në Kolonjë, dy banorë të fshatit Starje u konfliktuan fizikisht, ndërsa njëri prej tyre kishte kërkuar shlyerje dëmi përmes vetëgjyqësisë.
Po ashtu, një 20-vjeçar nga Pogradeci u kap me një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis. Të gjitha materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.


