Një 27-vjeçar nga Korça është proceduar penalisht, pasi ka dëmtuar xhamat e godinës së Bashkisë së qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 të mëngjesit, kur shtetasi K. D., dyshohet se ka goditur me gurë fasadën e institucionit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për veprën “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtimi i pronës publike”.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij veprimi.


