Skuadra e Maliqit, që këtë sezon do të garojë në Kategorinë e Dytë, ka pësuar një transformim të thellë në përbërje, me një numër të lartë futbollistësh të huaj që i janë bashkuar ekipit.
Katër prej tyre vijnë nga Burreli, ekip i Kategorisë së Parë, ndërsa tetë të tjerë janë për herë të parë pjesë e kampionatit shqiptar. Dy të huaj kanë qenë pjesë e ekipit edhe sezonin e kaluar.
Trajneri Egli Malesia konfirmoi se të paktën tetë nga këta lojtarë të huaj do të jenë pjesë aktive e formacionit për sezonin e ri. “Jemi në fazë testimesh, por kemi vendosur të besojmë te potenciali i tyre. Do të jetë një sezon ndryshe për Maliqin”, u shpreh ai.
Pavarësisht dilemave për integrimin dhe përshtatjen e shpejtë të lojtarëve, drejtuesit janë optimistë për ndërtimin e një skuadre konkurruese.


