Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    12 llojet më të zakontë të komentuesve në rrjetet sociale – Nga Lutfi Dervishi

    Aktualitet August 5, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zbulo çfarë tipi komentuesi je! – Nga Lutfi Dervishi

    Komentuesi anonim:

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Profil me emrin “Beni Lushnja” foto nga Google, vendndodhje Montreal, por komenton si të ishte administratori pallatit në Laprake. I fshehur pas një emoji-je me syze, jep mendime për të gjithë e për gjithçka.

    Komentuesi që nuk lexon postimin:

    Ky nxiton të komentojë. Nuk bën gabim të lexojë postimin se e di që ka rrezik të ndryshojë mendjen. Shprehjen e Dekartit “Dyshoj, pra ekzitoj” e kanë shndërruar në “Kritikoj postimet, pra ekzistoj”.

    Komentuesi patronazhist:

    Ky nuk komenton, ky shërben. Çdo veprim i qeverisë është vizion, çdo ide e opozitës është rrënim. Edhe nëse qeveria shpall ndalimin e oksigjenit, ai do thotë: “ka njerëz që marrin frymë kot”.

    Komentuesi fact-check:

    Një specie e re. Përdor Google, ndonjëherë edhe ChatGPT, për të të gjetur gabime në postimin satirik me një fjali.

    Komentuesi “inteligjent”:

    Është shfaqur pas 2022. Lexon, bën copy-paste, verifikon dhe pastaj komenton pa asnjë gabim, falë chat gpt. Amin! Është nga rastet e rralla që gramatika nuk është viktimë në komente.

    Komentuesi i inatosur:

    Ti mund të postosh për motin, ai do të vringellije se i ke prishur ditën. Mund të postosh për librat, ai e merr personale ngaqë e zë libri.

    Komentuesi që mendon se të njeh:

    Ky shkruan si dikush që ka jetuar gjithë jetën me kokën pas shpatullave dhe di gjithçka për ty. Nuk shkruan për postimin por për ty.

    Komentuesi nga diaspora:

    Shumica të frustuar të pa integruar në shoqërinë e ku jetojnë dhe me mllef ndaj atyre që kanë mbetur këtu. Shkruan nga ura Bruklinit, për Shkumbinin e Peqinit.

    Komentuesi që ka qenë aty:

    Ky ka qenë në çdo ngjarje historike që nga Mbretëresha Teutë e deri te beteja e Koshares. E di saktë çfarë ka ndodhur, kush e ka bërë dhe pse.

    Komentuesi konspirativ:

    Sipas këtij tipi, çdo gjë që ndodh, ndodh se ka një plan. Asgjë nuk ndodh rastësisht. Ky tip nuk lexon, ky “di”.

    Komentuesi relativizues:

    Ti shkruan për zjarret në Priske ai të tregon zjarret në Los Angles. Ti shkruan për mungesën e ujit në Golem ai shkruan për thatësirën në Jerusalem.

    Komentuesi serioz:

    Ky shfaqet rrallë, si kometa Halley. Jep mendim ndryshe pa të sharë, pa fyer, pa paragjykuar. Vjet kam patur një rast të tillë, sivjet pak më pak.

    Dhe pastaj pyesim: “Pse ka kaq shumë urrejtje/mllef/inat/zili/baltë në rrjete sociale?”

    Sepse Interneti i ka bërë të gjithë autorë, analistë, psikologë, prokurorë, dhe së fundmi, ekspertë për gjithçka. Dhe Facebook-u, ky bar i madh publik ku çdokush mund të hyjë zbathur dhe të ulërasë mbi tavolinë, i ka dhënë “mikrofonin” atij që më parë fliste me vete në stacionin e autobusit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Lutfi Dervishi Opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.