Maturantët që janë shpallur fitues në raundin e dytë të aplikimeve kanë nisur regjistrimet pranë Universitetit “Fan Noli” të Korçës.
Procesi do të zhvillohet në pesë faza, secila me afat 48-orësh, duke u dhënë mundësinë të rinjve të kryejnë procedurat për programet ku ka ende kuota të lira.
Qendra e regjistrimeve ka pritur një numër të konsiderueshëm maturantësh, ndërsa universiteti konfirmon se në disa programe bachelor dhe dyvjeçare vijojnë të jenë të hapura mundësi për studimet universitare.


