Ditën e sotme do të zhvillohen dy seanca parlamentare.
Seanca e parë do të nisë në orën 10:00 ku do të diskutohet “Projektvendimi për kërkesën “Për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Niko Peleshi”.
Seanca e dytë do të nisë në orën 11:30 ku do të raportojnë një sërë institucionesh si KLP, AMA, RTSH, Instituti i Statistikave, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024.
Më tej do të shqyrtohen një sërë projektligjesh./ CNA


