Policia e Korçës ka zhvilluar disa veprime hetimore dhe procedurale gjatë 24 orëve të fundit, ku ka arrestuar një drejtues mjeti dhe ka shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë për ngjarje të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 49-vjeçarin K. H., banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shpallën në kërkim shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, i cili për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 37-vjeçar. Po ashtu, u shpall në kërkim edhe A. M., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi pas konflikteve me bashkëshorten e tij, kjo e fundit ka tentuar të vetëvritet duke dëmtuar duart me një mjet prerës (brisk).
Në vijim të njoftimit të mëparshëm të datës 10 tetor 2025, lidhur me shpalljen në kërkim të shtetasit O. M., 49 vjeç, i cili kishte vjedhur në banesën e një 72-vjeçari në fshatin Libonik, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq kanë referuar materialet në Prokurori, ku ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


