Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Reshjet në qarkun Korçë – Situata drejt përmirësimit, vazhdon puna intensive në terren

    Aktualitet November 22, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Reshjet e vazhdueshme të natës kanë shkaktuar sërish probleme në disa zona të qarkut Korçë, megjithatë situata në mëngjes paraqitet në stabilizim gradual. Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencës kanë qenë të angazhuara gjatë natës, duke bërë të mundur tërheqjen e ujit në pjesën më të madhe të territorit dhe garantimin e qarkullimit në aksin kryesor rrugor.

    Në Bashkinë Korçë, njësitë administrative Bulgarec, Vithkuq, Drenovë dhe Mollaj janë drejt normalizimit, pasi ujërat janë tërhequr. Në Kolonjë vijojnë të jenë të bllokuara urat në Qafëzez dhe Qinam, por me rënie të dukshme të nivelit të ujit, ndërsa rezervuarët Helmes dhe Kabash–Leskovik paraqiten të stabilizuar. Sot parashikohet ndërhyrje në parcelat e përmbytura në Taç Poshtë, Novoselë dhe Qinam.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në Maliq, ndërhyhet intensivisht për riparimin e çarjeve të argjinaturave të lumenjve Devoll dhe Dunavec, ndërsa përfshirja e forcave të Repartit Ushtarak 1033 ndihmon në menaxhimin e situatës. Fshatrat Moçan, Desmire, Osojë dhe Gjinikas mbeten të izoluar pas shembjes së urave, ndërsa rrëshqitjet e dherave në Senisht dhe Dolan vijojnë të rrezikojnë banesa.

    Devolli shënon përmirësim të dukshëm, pasi uji në Proger dhe Macurisht është tërhequr dhe personi i humbur është gjetur. Në Pustec situata është e qetë, me punë në terren vetëm për largimin e ujit nga bodrumet. Ndërkohë, në Pogradec janë raportuar dëmtime në rreth 50 banesa dhe në pesë ura, por ndërhyrjet po vijojnë pa ndërprerje. Hidrovori Tushemisht mbetet funksional dhe përdoret si element kyç në menaxhimin e prurjeve.

    OSHEE raportoi disa defekte në rrjetin elektrik në zona rurale të Korçës, Maliqit, Devollit dhe Kolonjës, duke lënë pa energji rreth 670 abonentë. Ekipet e terrenit po punojnë për rikthimin e furnizimit, ndërsa linjat që mbështesin konsumatorë strategjikë janë aktive.

    Sipas ARRSH, qarkullimi në akset kryesore të qarkut është normal, me përjashtim të urës lidhëse Qinam–Selenicë që vijon të jetë e bllokuar. Pastrimi i inerteve përgjatë Korçë/Boboshticë–Dardhë dhe zonave të Podgories ka bërë të mundur që trafiku të jetë i garantuar.

    Strukturat e emergjencave dhe njësitë vendore vijojnë monitorimin në vijimësi, ndërsa punimet në terren pritet të intensifikohen gjatë ditës për të mundësuar rikthimin e plotë të normalitetit në territor.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Dinastia e marangozëve korçarë Pelteku

    April 28, 2024

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.