Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, vizituan zonat e përmbytura për të parë nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet e shiut.
Salla njoftoi se ka pasur çarje në disa argjinatura dhe lumenj, ndërsa po punohet për mbylljen e tyre. Ai shtoi se, pas përfundimit të ndërhyrjeve, do të bëhet evidentimi i dëmeve për fermerët dhe sektorin bujqësor në të gjithë vendin.
“Jemi duke mbyllur problematikat në terren, devijuar ujërat dhe rikthyer rrjedhën e tyre normale. Më pas do të evidentojmë dëmet ndaj fermerëve dhe blegtorëve,” tha ministri.
Ekipet e Agjencisë Civile dhe bashkitë e qarkut po vijojnë ndërhyrjet për të parandaluar përkeqësimin e situatës.


