Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Protestë në Qafëzez – 12 fshatra të izoluar pas shembjes së urës, kërkohet zgjidhje urgjente

    Aktualitet November 29, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Banorët e njësisë administrative Çlirim kanë protestuar në hyrje të urës së fshatit Qafëzez, e cila është shembur plotësisht pas reshjeve të fundit, duke izoluar 12 fshatra dhe duke ndërprerë lidhjen me aksin kombëtar Ersekë–Korçë.

    Ura, e konsideruar nyja kryesore lidhëse e zonës, ka qenë prej vitesh në gjendje të degraduar sipas banorëve, por mungesa e ndërhyrjeve dhe shirat e ditëve të fundit kanë çuar në kolapsin e saj total. Aktualisht ajo është e pakalueshme si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Para një jave ra një shi i papare, uji erdhi me vrull dhe ura u bastardua. Ka 4 vite që nuk është vënë dorë”, shprehet një prej banorëve. Të tjerë theksojnë se prej ditësh janë të izoluar, mallrat nuk mund të transportohen dhe qarkullimi është i pamundur: “Me makinë s’kalohet fare, edhe në këmbë mezi kalojmë. Jemi me blegtori e me barrë në krah.”

    Disa banorë raportuan se situata prek edhe më shumë fshatra: “Ka 25 fshatra të bllokuar, njerëzit nuk kalojnë dot. Nusja ime iku me djalin nga Psar i Zi.”

    I kontaktuar nga media, nënprefekti i Kolonjës, Adriatik Braçe, deklaroi se është hartuar një projekt inxhinierik që synon zgjidhjen përfundimtare të problemit. Deri në realizimin e tij, nuk përjashtohet vendosja e një ure të tipit Bel nga Forcat e Armatosura për të rikthyer lëvizjen.

    Shembja e urës së Qafëzezit është kthyer në emergjencë infrastrukturore, duke vënë në vështirësi qindra banorë të zonës, të cilët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.