Vijojnë kontrollet intensive nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, janë goditur edhe 3 raste të tjera të ushtrimit të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj 3 shtetasve.
Procedohen penalisht shtetasit V. P., J. T. dhe R. G., banues në qytetin e Korçës dhe në fshatin Drenovë, pasi gjatë kontrollit në ambientet ku ndodheshin, në celularët e tyre u konstatuan faqe aktive për baste sportive.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 3 aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.


