Skena e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë pret sonte një nga titujt më të rëndësishëm të klasikës botërore: “Demos” të Aristofanit, në një interpretim bashkëkohor me regji të Altin Bashës. Shfaqja nis në orën 19:00.
Ardhja e “Demos” në Korçë vjen si pjesë e një kalendari të pasur kulturor veror që po përfshin gjithë vendin këto ditë, ku spikasin edhe edicioni i gjashtë i festivalit “Porto Palermo” (30 korrik – 16 gusht) dhe aktivitete folklorike e koncerte në Pogradec e në qytete të tjera.
Vetëm një mbrëmje më parë, maratona e “Festës së Këngës” 2026 u ndal në Kolonjë, ku emra të njohur të muzikës shqiptare sollën një mbrëmje ritmi dhe emocionesh për publikun e zonës.


