Pikat kufitare në juglindje të vendit kanë regjistruar një fluks të lartë lëvizjesh gjatë katër ditëve të para të muajit gusht, ku Qafë Thana ka tejkaluar Kapshticën me mbi 42 mijë udhëtarë të përpunuar.
Nga ana tjetër, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës raportohet se janë përpunuar mbi 37 mijë qytetarë gjatë së njëjtës periudhë kohore. Të dhënat tregojnë një tendencë të ngjashme me atë të vitit të kaluar, ku numri i personave që hyjnë nga Maqedonia e Veriut mbetet më i lartë se ata që vijnë nga Greqia.
Ky fluks i shtuar në pikat doganore vjen kryesisht për shkak të numrit të lartë të vizitorëve dhe emigrantëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë, duke shënuar shifra të konsiderueshme në hyrje të territorit shqiptar gjatë sezonit veror.
Për këtë lajm nuk kishim fotografi.
Foto ilustruese.

