Rreth 13% e territorit të Shqipërisë është braktisur plotësisht gjatë periudhës 2011-2023, sipas të dhënave të bazuara në statistikat e INSTAT.
Ky fenomen është pasqyruar në një hartë të publikuar së fundmi në kuadër të propozimeve për reformën e re territoriale. Të dhënat tregojnë se shpopullimi është i përhapur pothuajse në të gjithë vendin, duke u shtrirë nga Kolonja në juglindje deri në Tropojë në veri.
Zonat malore dhe të thella, më të prekurat nga braktisja
Sipas analizës së shpërndarjes demografike, braktisja e vendbanimeve shfaqet shumë më e theksuar në zonat malore dhe të thella. Këto territore, të cilat karakterizohen nga një dendësi e ulët e popullsisë, po përballen me një zbrazje të vazhdueshme të banorëve të tyre gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit.
Foto: Korça Blog


