Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë po ecin me ritme të larta, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për qarkullimin rrugor në vend.
Përmes një publikimi të momenteve nga kantieri i ndërtimit, kreu i qeverisë u shpreh se ky projekt infrastrukturor pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve. Sipas tij, përfundimi i këtij aksi do të bëjë të mundur që lidhja e Korçës dhe e gjithë zonës së juglindjes me pjesën tjetër të Shqipërisë të jetë shumë më e shpejtë.
Investimi për infrastrukturën e juglindjes
Duke ndarë pamjet nga puna e makinerive në terren, Kryeministri theksoi pritshmëritë për standardet e reja të rrugës, e cila synon të rrisë sigurinë rrugore. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me punimet që vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove të publikuara.


