Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Radhë të gjata në Kakavijë: Pala greke punon me dy sportele

    August 7, 2026

    Kodi Rrugor: Heqje patente përjetë për të dehurit në timon

    August 7, 2026

    Ekstradimi i Sokol Hoxhës, SHBA: S’ka strehë për të dënuarit

    August 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kodi Rrugor: Heqje patente përjetë për të dehurit në timon

    Aktualitet August 7, 2026
    Kodi Rrugor: Heqje patente përjetë për të dehurit në timon
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtuesit e automjeteve që kapen duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit në mënyrë të përsëritur do të përballen me heqje të përhershme të lejes së drejtimit, sipas ndryshimeve më të fundit në Kodin Rrugor. Masa drastike parashikon që nëse një shofer është ndëshkuar më parë për këtë shkelje dhe kapet sërish me një nivel alkooli mbi 0.5 g/litër në gjak, patenta do t’i hiqet përgjithmonë, pa asnjë mundësi për ta rimarrë atë në autoshkollë. Kjo ndërhyrje synon të largojë nga rrugët ata që konsiderohen si shoferët më të rrezikshëm, të dehurit kronikë.

    Sanksione të ashpra për të miturit dhe drejtimin pa patentë

    Ndryshimet prekin gjithashtu personat që qarkullojnë pa leje drejtimi. Nëse një person në moshë madhore kapet nga policia duke drejtuar një automjet pa patentë, përveç gjobës financiare, ai nuk do të ketë të drejtë të regjistrohet në autoshkollë për t’u pajisur me leje drejtimi për 1 vit. Sanksionet janë edhe më të rënda për të miturit që kapen në timon. Kur këta të fundit të mbushin 18 vjeç, nuk do të mund të pajisen me patentë si bashkëmoshatarët e tyre, por do t’u duhet të presin të paktën edhe 2 vjet të tjera përpara se të kenë të drejtë të paraqiten në autoshkollë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Rregulla të reja për shoferët e rinj

    Duke u bazuar në statistikat e ngjarjeve rrugore, të cilat tregojnë se shoferët e rinj kanë një probabilitet të lartë për t’u përfshirë në aksidente dhe shkelje të tjera, Kodi Rrugor vendos kufizime specifike për ta. Gjatë 2 viteve të para pas marrjes së patentës, kjo kategori nuk duhet të konsumojë asnjë pikë alkool kur ndodhet në timon. Gjithashtu, shpejtësia maksimale e lejuar për ta do të jetë 90 km/h në autostradë dhe 80 km/h në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara.

    Në rast të mosrespektimit të këtyre rregullave, masa administrative varion nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, e shoqëruar me pezullimin e patentës për 1 muaj dhe heqjen e pikëve. Nëse gjatë kësaj faze dyvjeçare, një shofer i ri kryen 2 shkelje brenda 1 viti, kufizimet e shpejtësisë dhe të qarkullimit zgjaten edhe me 1 vit, duke e çuar periudhën e provës në 3 vjet.

    Pezullimi automatik, gjobat dhe përdorimi i celularit

    Një tjetër ndryshim thelbësor lidhet me pezullimin e lejes së drejtimit. Praktika e mëparshme, e cila lejonte konvertimin e pezullimit duke paguar dyfishin e vlerës së gjobës, tashmë është shfuqizuar për patentat e lëshuara nga autoritetet shqiptare. Pezullimi i lejes së drejtimit do të bëhet në mënyrë automatike, pa mundësi shlyerjeje financiare alternative.

    Ndryshimet parashikojnë edhe rritje të ndjeshme të gjobave për shkeljet e rënda. Për tejkalim të shpejtësisë në zonat e banuara, pranë shkollave, për organizimin e garave me makina apo për manovra agresive në rrugë, gjoba e cila më parë ishte nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë, tashmë do të jetë nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë.

    Së fundmi, masat janë ashpërsuar edhe për përdorimin e pajisjeve celulare gjatë drejtimit të mjetit. Nëse një shofer kapet 2 herë brenda një viti me celular në dorë, patenta do t’i pezullohet për 3 muaj, ndryshe nga rregulli i mëparshëm që e parashikonte këtë masë pas 3 shkeljeve. Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i celularit ndalohet rreptësisht jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për ata që lëvizin me biçikleta, motorë deri në 50 kubikë dhe monopatina.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    gjoba qarkullimi heqje patente kodi rrugor Policia rrugore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Radhë të gjata në Kakavijë: Pala greke punon me dy sportele

    August 7, 2026

    Ekstradimi i Sokol Hoxhës, SHBA: S’ka strehë për të dënuarit

    August 7, 2026

    Kontrollet rrugore në Korçë: 820 gjoba dhe 4 të arrestuar

    August 7, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Radhë të gjata në Kakavijë: Pala greke punon me dy sportele

    August 7, 2026

    Kodi Rrugor: Heqje patente përjetë për të dehurit në timon

    August 7, 2026

    Ekstradimi i Sokol Hoxhës, SHBA: S’ka strehë për të dënuarit

    August 7, 2026

    Kontrollet rrugore në Korçë: 820 gjoba dhe 4 të arrestuar

    August 7, 2026

    Gjykata lë në burg aktivisten turke të kërkuar për terrorizëm

    August 7, 2026

    Skënderbeu fiton testin miqësor ndaj Kukësit në Korçë

    August 7, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Ekstradimi i Sokol Hoxhës, SHBA: S’ka strehë për të dënuarit

    August 7, 2026

    Kontrollet rrugore në Korçë: 820 gjoba dhe 4 të arrestuar

    August 7, 2026

    Gjykata lë në burg aktivisten turke të kërkuar për terrorizëm

    August 7, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Banorët e Maliqit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

    July 31, 2026

    Debati për pronat, Koçeku i përgjigjet Braçes për agroturizmin

    July 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.