Dy ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën i riu Johan Zuko në Korçë, nëna e tij, Ornela Zuko, ka njoftuar përcjelljen e tij për në banesën e fundit. Përmes një mesazhi publik, ajo ka bërë të ditur se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet më 11 gusht, në orën 12:00.
Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Korçës i ka marrë jetën në një moshë shumë të re djalit të familjes Zuko. Në pamundësi për t’u përgjigjur të gjithë ngushëllimeve, nëna e viktimës ka ndarë fjalë të dhimbshme për humbjen e të birit, i cili do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Mesazhi i plotë i nënës së Johan Zukos
“Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundesi per t ju pergjigjur te gjitheve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit. Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime. Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit,” ka shkruar Ornela Zuko.


