Klubi i futbollit Skënderbeu ka reaguar zyrtarisht pas lajmeve të fundit mbi situatën e merkatos, duke theksuar se informacionet dhe shifrat e publikuara nuk pasqyrojnë gjendjen reale të ekipit.
Përmes një sqarimi për opinionin publik, drejtuesit e ekipit korçar bëjnë me dije se e gjithë çështja lidhet ekskluzivisht me procedurat e mekanizmit të FIFA Clearing House.
Sipas njoftimit të klubit, kjo situatë është aktualisht në një proces verifikimi pranë FIFA-s, institucion ku KF Skënderbeu ka dorëzuar tashmë materialet përkatëse për të sqaruar përfundimisht këtë çështje.


