Dy motra kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në aksin rural “Delisufaj-Çukas”, në afërsi të fshatit Delisufaj të Lushnjës, ku automjeti me të cilin ato po udhëtonin ka rënë në një kanal me ujë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, njoftimi për ngjarjen është marrë rreth orës 19:00. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses, të cilat kanë konstatuar brenda mjetit dy trupa të pajetë. Viktimat janë drejtuesja e mjetit, shtetasja F. Xh., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çermë, si dhe pasagjerja, motra e saj M. H., 50 vjeçe, banuese në fshatin Delisufaj.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në devijimin dhe rënien e automjetit në kanalin me ujë.
Foto ilustruese.


