Edicioni i radhës i Festës së Birrës u përmbyll mbrëmjen e së dielës, pas pesë netësh me muzikë, atmosferë festive dhe pjesëmarrje të lartë qytetarësh në Korçë dhe në Drenovë.
Gjatë ditëve të këtij aktiviteti, që konsiderohet një prej ngjarjeve më të mëdha të këtij sezoni, fshati Drenovë u kthye në një nga pikat kryesore të mikpritjes dhe argëtimit për vizitorët e shumtë.
Me uljen e siparit të natës së fundit, aktiviteti mbylli edhe një tjetër edicion të mbushur me muzikë dhe dinamikë festive në të gjithë zonën.


