Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detajet nga mbledhja 7-orëshe e zhvilluar në Pogradec me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Fokus te komunikimi me qytetarët
Përmes një deklarate pas takimit, kreu i qeverisë bëri me dije se gjatë diskutimeve vëmendje e veçantë i është kushtuar platformës ‘Besa’ dhe përmirësimit të komunikimit me qytetarët. Rama u shpreh se synimi është që çdo hall i qytetarit të ndiqet me të njëjtën lehtësi e sistem si një pako postale.
Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje maratonë në qytetin e Pogradecit u diskutua edhe mbi iniciativën “Pasqyrë Albania”, si pjesë e koordinimit të punëve mes strukturave politike dhe drejtuesve të komisioneve.
Foto ilustruese.


