Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Debati për simbolet shtetërore në festivalin e Pustecit

    August 26, 2026

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren

    August 26, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren

    Aktualitet August 26, 2026
    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Instituti i Shëndetit Publik ka nisur një hetim të gjerë epidemiologjik dhe entomologjik në qarkun e Korçës, pas konfirmimit të rastit të parë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri. Një ekip specialistësh të ISHP-së të ardhur nga Tirana ka mbërritur në terren për të kryer depistimin në vatër dhe për të identifikuar mushkonjat që transmetojnë virusin, me qëllim marrjen e masave mbrojtëse.

    Gjendja e pacientit dhe verifikimet në terren

    Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga Korça, i cili po merr trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Korçës. Dyshohet se i moshuari është pickuar nga një mushkonjë gjatë kohës që po qëndronte në një lulishte të qytetit. Ekspertët po zhvillojnë kontrolle në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa pritet edhe dezinfektimi e trajtimi i hapësirave ku do të konstatohet prania e mushkonjave bartëse. Kolibri ka raportuar edhe më parë për konfirmimin e këtij rasti të parë në vend.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Rreziqet dhe monitorimi i vazhdueshëm

    Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në pjesën më të madhe të rasteve infeksioni nuk shfaq simptoma, por në situata të rënda mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë komplikacione të fortë. ISHP do të vijojë monitorimin e imtësishëm për të përcaktuar praninë e mushkonjës bartëse dhe për të parandaluar përhapjen e rasteve të tjera.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Ethet e Nilit FB Posted ISHP Korçë kryesore shëndeti publik slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Debati për simbolet shtetërore në festivalin e Pustecit

    August 26, 2026

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026

    Projekti Një kitarë për Ziçishtin ruan traditën e serenatave

    August 26, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Debati për simbolet shtetërore në festivalin e Pustecit

    August 26, 2026

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren

    August 26, 2026

    Projekti Një kitarë për Ziçishtin ruan traditën e serenatave

    August 26, 2026

    Vendimet e Disiplinës i japin avantazh Skënderbeut në Superiore

    August 26, 2026

    Mandati i kreut të Kuçovës, KAS jep vendimin në KQZ

    August 26, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Debati për simbolet shtetërore në festivalin e Pustecit

    August 26, 2026

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren

    August 26, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.