Kryeministri Edi Rama është takuar me disa të moshuar në Pogradec gjatë qëndrimit për mbledhjen dy-ditore në vilën qeveritare, sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Gjatë bashkëbisedimit, të moshuarit i janë drejtuar me elozhe duke i thënë: “Ku je o Skënderbeu i Shqipërisë! Ti do e shpëtosh këtë vend”.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama u është përgjigjur: “Po çfarë Skënderbeu?! Vendi i shpëtuar është, nuk ka çfarë shpëtohet më”.


