Një protestë e zhvilluar përpara Bashkisë Maliq ka nxjerrë në pah kritikat e qytetarëve lidhur me funksionimin e administratës vendore dhe mungesën e investimeve në zonat rurale.
Gjatë tubimit, një nga pjesëmarrësit ngriti akuza për menaxhimin e institucionit lokal dhe kriteret e punësimit. “Për bashkinë ka shumë probleme brenda bashkisë. Nuk kemi ç’të themi më për korrupsionin, por edhe administrata nuk është në bazë të meritokracisë, por është partiake”, deklaroi qytetari gjatë fjalës së tij.
Protestuesit pretendojnë se infrastruktura dhe shërbimet në fshatrat e njësisë administrative mbeten të prapambetura, ndërsa kërkuan ndryshimin e qasjes nga drejtuesit e bashkisë.


