Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Zjarr në Maliq: Flakët në Plovisht vihen nën kontroll

    August 28, 2026

    Gjobat në Korçë: Policia ndëshkon 759 shoferë për një javë

    August 28, 2026

    AGSH kërkon masat ligjore pas sulmit ndaj gazetarëve në Maliq

    August 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Festivali Korça Serenights vjen me edicionin e tretë në shtator

    Korçë August 28, 2026
    Festivali Korça Serenights vjen me edicionin e tretë në shtator
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Edicioni i tretë i festivalit “Korça Serenights” do të zhvillohet nga 17 deri më 20 shtator në disa nga hapësirat më karakteristike të qytetit të Korçës, duke sjellë katër net me muzikë tradicionale, promovim të turizmit lokal dhe degustim të pijeve artizanale.

    Ndryshimi i formatit dhe hapësirat e reja të festës

    Për dallim nga vitet e kaluara, aktiviteti nuk do të përqendrohet në një skenë të vetme, por do të shtrihet në pika të ndryshme historike si Bashta “Themistokli”, sheshi i Mitropolisë, rrugicat karakteristike dhe Pazari i Vjetër, i cili shërben si zemra turistike e qytetit. Organizatorët synojnë ta kthejnë serenatën në mjedisin e saj natyral mes qytetarëve dhe vizitorëve.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Blerta Belliu, u shpreh për këtë organizim: Këtë vit jemi në edicionin e tretë të ‘Netëve të Serenatës’, një festival i cili është në ADN-në e këtij qyteti, është një trashëgimi, është një histori dhe është një nga simbolet më të bukura të këtij qyteti. Dhe prandaj unë me shumë krenari e them që ky është festivali ndoshta më i bukur i vitit. Këtë vit do të kemi disa gjëra të reja nga ato që kemi pasur nga vitet e kaluara.

    Programi artistik sipas netëve dhe pjesëmarrësit

    Nata e parë e festivalit do të hapet te Bashta “Themistokli” me performance nga “Dixie Band”, ku pjesë do të jetë Bledi Kaso bashkë me artistë të rinj. Nata e dytë në sheshin e Mitropolisë do të mbledhë emra të njohur si Mihallaq Andrea, Ermira Kola, Tomi Kondakçi, Flavia Zere dhe Erika Ahmeti.

    Në natën e tretë, të titulluar “Puro Korçare”, muzika do të interpretohet në mënyrë tradicionale me fizarmonikë dhe kitarë në një prej rrugicave pas Mitropolisë. Nata e katërt do të zhvillohet në Pazar me pjesëmarrjen e këngëtarëve Eli Fara dhe Aurel Thellimi. Në konceptimin artistik të mbrëmjeve po kontribuon edhe muzikologu Josif Minga.

    Promovimi i turizmit dhe koncerti vizual në pedonale

    Përveç pjesës muzikore, çdo natë përpara orës 20:00, Zyra e Turizmit do të prezantojë paketa informuese për bizneset, artizanët, muzetë dhe galeritë e qarkut. Po ashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të degustojnë pije artizanale të prodhuara në zonë.

    Një risi e veçantë e këtij edicioni do të jetë një koncert vizual që do të shfaqet në pedonalen e qytetit gjatë katër netëve, për 2 orë çdo mbrëmje. Në një ekran gjigant do të transmetohen materiale arkivore me zërat e artistëve që nuk jetojnë më apo të atyre që e kanë të pamundur të ngjiten në skenë due shërbyer si homazh për kontributin e tyre në serenatën korçare.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Blerta Belliu FB Posted Korça Serenights kryesore Pazari i Vjetër serenata korçare slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Zjarr në Maliq: Flakët në Plovisht vihen nën kontroll

    August 28, 2026

    Gjobat në Korçë: Policia ndëshkon 759 shoferë për një javë

    August 28, 2026

    AGSH kërkon masat ligjore pas sulmit ndaj gazetarëve në Maliq

    August 28, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Zjarr në Maliq: Flakët në Plovisht vihen nën kontroll

    August 28, 2026

    Gjobat në Korçë: Policia ndëshkon 759 shoferë për një javë

    August 28, 2026

    AGSH kërkon masat ligjore pas sulmit ndaj gazetarëve në Maliq

    August 28, 2026

    Procedohet 45-vjeçari në Maliq, fyeu dhe kanosi gazetarët

    August 28, 2026

    Festivali Korça Serenights vjen me edicionin e tretë në shtator

    August 28, 2026

    Thikë dhe celular në burgun e Pojskës, ndalohen 3 rumunë

    August 28, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Zjarr në Maliq: Flakët në Plovisht vihen nën kontroll

    August 28, 2026

    Gjobat në Korçë: Policia ndëshkon 759 shoferë për një javë

    August 28, 2026

    AGSH kërkon masat ligjore pas sulmit ndaj gazetarëve në Maliq

    August 28, 2026
    Më të klikuarat

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Klajdi Demko, njihuni me djalin korçar – drejtor i kovergjencës dhe kohezionit

    April 17, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.