Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Zjarr në Maliq: Flakët në Plovisht vihen nën kontroll

    August 28, 2026

    Gjobat në Korçë: Policia ndëshkon 759 shoferë për një javë

    August 28, 2026

    AGSH kërkon masat ligjore pas sulmit ndaj gazetarëve në Maliq

    August 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    AGSH kërkon masat ligjore pas sulmit ndaj gazetarëve në Maliq

    Aktualitet August 28, 2026
    AGSH kërkon masat ligjore pas sulmit ndaj gazetarëve në Maliq
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar me një deklaratë publike pas incidentit të ndodhur në Maliq, ku gazetarët që po mbulonin një protestë u përballën me fyerje, pengim dhe dhunë fizike gjatë kryerjes së detyrës.

    Ndërprerja e intervistave dhe përplasja në terren

    Ngjarja u regjistrua në momentin kur gazetarët po merrnin prononcime nga qytetarët e pranishëm. Sipas njoftimit të AGSH-së, organizatori i protestës, Arjan Asimi, ndërhyri duke ndërprerë intervistat dhe duke përdorur gjuhë urrejtjeje ndaj ekipeve të medias. Situata degradoi në përplasje fizike, çka i detyroi gazetarët të ndërpresin punën për arsye sigurisë dhe t’i drejtohen më pas Policisë së Shtetit për të bërë denoncimin përkatës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Qëndrimi i AGSH-së dhe thirrja për autoritetet

    Përmes një reagimi zyrtar, AGSH e dënoi ashpër goditjen ndaj punonjësve të medias: “AGSH e konsideron të papranueshme çdo formë intimidimi, fyerjeje, kërcënimi apo dhune ndaj gazetarëve, pavarësisht se nga kush ushtrohet ajo dhe pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike të personave të përfshirë.”

    Gjithashtu, organizata theksoi se e drejta e tubimit nuk mund të cenojë lirinë e informimit: “Protesta është një e drejtë demokratike, por po aq themelore është e drejta e gazetarëve për ta raportuar atë lirisht, pa u penguar, fyer apo sulmuar. Pakënaqësia ndaj mënyrës se si një media raporton nuk mund të shërbejë në asnjë rrethanë si justifikim për agresion ndaj punonjësve të medias.”

    AGSH u bëri thirrje autoriteteve ligjzbatuese që të dokumentojnë të gjithë ngjarjen dhe të marrin masat e parashikuara ligjore ndaj përgjegjësve, ndërsa u kërkoi organizatorëve të aktiviteve publike të garantojnë mjedis të sigurt për punën e gazetarëve.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    AGSH FB Posted kryesore maliq policia slide sulm ndaj gazetarëve
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Zjarr në Maliq: Flakët në Plovisht vihen nën kontroll

    August 28, 2026

    Gjobat në Korçë: Policia ndëshkon 759 shoferë për një javë

    August 28, 2026

    Procedohet 45-vjeçari në Maliq, fyeu dhe kanosi gazetarët

    August 28, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Zjarr në Maliq: Flakët në Plovisht vihen nën kontroll

    August 28, 2026

    Gjobat në Korçë: Policia ndëshkon 759 shoferë për një javë

    August 28, 2026

    AGSH kërkon masat ligjore pas sulmit ndaj gazetarëve në Maliq

    August 28, 2026

    Procedohet 45-vjeçari në Maliq, fyeu dhe kanosi gazetarët

    August 28, 2026

    Festivali Korça Serenights vjen me edicionin e tretë në shtator

    August 28, 2026

    Thikë dhe celular në burgun e Pojskës, ndalohen 3 rumunë

    August 28, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Zjarr në Maliq: Flakët në Plovisht vihen nën kontroll

    August 28, 2026

    Gjobat në Korçë: Policia ndëshkon 759 shoferë për një javë

    August 28, 2026

    AGSH kërkon masat ligjore pas sulmit ndaj gazetarëve në Maliq

    August 28, 2026
    Më të klikuarat

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Klajdi Demko, njihuni me djalin korçar – drejtor i kovergjencës dhe kohezionit

    April 17, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.