Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Dy të rinj të arrestuar në Devoll me cannabis në automjet

    September 1, 2026

    Operacion antidrogë në Devoll, arrestohen dy të rinj

    September 1, 2026

    Nisin hetimet për tre mjekë pas vdekjes së shtatzënës në Pogradec

    September 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nisin hetimet për tre mjekë pas vdekjes së shtatzënës në Pogradec

    Kronikë September 1, 2026
    Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, detajet nga spitali i Pogradecit
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Pogradecit ka nisur procedimin penal ndaj tre mjekëve të maternitetit të qytetit për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pas vdekjes së 36-vjeçares shtatzënë Marjana Karolina Bunaj gjatë transportimit të saj drejt spitalit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 30 gushtit 2026, kur 36-vjeçarja, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, u paraqit në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore.

    Dinamika e ngjarjes dhe nisja drejt spitalit

    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas ekzaminimit mjekësor në maternitetin e Pogradecit, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Gjatë transportimit, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, me ç’rast autoambulanca është devijuar për në spitalin e Elbasanit, ku edhe u konstatua vdekja e saj. Familjarët e të ndjerës kanë ngritur pikëpyetje për mënyrën e menaxhimit të situatës shëndetësore në maternitet dhe kanë kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për të cilën portali ynë ka raportuar edhe më parë pas kërkesës së tyre për hetim.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Procedimi penal ndaj tre mjekëve në Prokurorinë e Korçës

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurorinë e Korçës, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për tre mjekët që kryen ekzaminimin e pacientes. Personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi janë mjekët Blerta Delija, 35 vjeçe, banuese në Elbasan, Anri Topi, 40 vjeç, dhe Saimir Çela, 34 vjeç, të dy banues në Pogradec. Çështja i është kaluar organit të akuzës për veprime të mëtejshme hetimore.

    Foto ilustruese.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    FB Posted hetim mjekesor kryesore materniteti Pogradec pogradec Prokuroria Korçe slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dy të rinj të arrestuar në Devoll me cannabis në automjet

    September 1, 2026

    Operacion antidrogë në Devoll, arrestohen dy të rinj

    September 1, 2026

    Ndryshime në Polici: Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit në Korçë

    September 1, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Dy të rinj të arrestuar në Devoll me cannabis në automjet

    September 1, 2026

    Operacion antidrogë në Devoll, arrestohen dy të rinj

    September 1, 2026

    Nisin hetimet për tre mjekë pas vdekjes së shtatzënës në Pogradec

    September 1, 2026

    Ndryshime në Polici: Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit në Korçë

    September 1, 2026

    Skënderbeu i Ahmatajt mposhtet nga Dinamo, trajneri reagon

    September 1, 2026

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Dy të rinj të arrestuar në Devoll me cannabis në automjet

    September 1, 2026

    Operacion antidrogë në Devoll, arrestohen dy të rinj

    September 1, 2026

    Nisin hetimet për tre mjekë pas vdekjes së shtatzënës në Pogradec

    September 1, 2026
    Më të klikuarat

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    Ardit Konomi vlerësohet për përvojën dhe integritetin në Korçë

    August 29, 2026

    Dëmtohet Kisha e Shën Thanasit në Sinicë të Korçës

    August 26, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.