E deklaroi që në fushatë se ky mandat do të jetë i Pogradecit dhe po ndodh. Kryeministri Rama ka postuar punimet që po realizohen për shëtitoren e Tushemishtit e cila përfundon së shpejti dhe që pritet të jetë një nga atraksionet më të rëndësishme në rajon.

👷♀️👷🏼 🧱 🏗️Kantieri i madh i Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit, ku një tjetër nga xhevahiret e natyrës shqiptare po vihet në dispozicion të turizmit dhe ekonomisë, me një projekt që nis nga ura e Drilonit, kalon në burimet e Zagorçanit e arrin në pikën doganore të Tushemishtit😍Kjo ndërhyrje, brenda harkut kohor të 12 muajve, do të sjellë një ndryshim tërësor me impakt të rëndësishëm në rrugën e Rilindjes së Pogradecit🚤☀️⛰️🚵♀️🏞️#VetëmPërpara➡️




