WhatsApp, Instagram dhe Facebook nuk po funksionojnë në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Me këtë problem janë përballur mijëra përdorues prej disa minutash.
Në Facebook, për shembull, mijëra persona kanë raportuar vështirësi në ngarkimin e një fotoje.
Në Instagram është e pamundur të ngarkosh një postim, në WhatsApp nuk dërgohen shumë mesazhe me tekst.


