Shpëtohen 2 turistë të bllokuar në malin e Jezercës. Vetë ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar se turistët e bllokuar janë shpëtuar nga forcat e kërkim-shpëtimit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore” ka shkruar Niko Peleshi në faqen e tij në facebook.


