Një 20-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Ksamil. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, pranë zonës së njohur si Laguna, kur një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, automjeti tip “Benz“, i cili drejtohej nga shtetasi A. Gj., rreth 22 vjeç, ka përfunduar jashtë karrexhatës. Përplasja ka qenë fatale për pasagjerin e mjetit, shtetasin A. M., rreth 20 vjeç, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet për shkaqet e aksidentit në Ksamil
Në vendin ku ndodhi aksidenti ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet policore po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale për përcaktimin e shkaqeve të sakta që çuan në këtë aksident me pasoja fatale.
Foto: A2 CNN


