Një aksident i minutave të fundit ka ndodhur në aksin Korçë – Pogradec.
Një mjet tip Mercedes ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë të tensionit elektrik. Në makinë ndodhej shoferi i cili ka pasur dëmtime të lehta dhe është shoqëruar për të marrë ndihmën mjekësore.
Dëmet janë kryesisht materiale. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e devijimit të shoferit duke ju shmangur një qeni.
Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e rrethanave.