Studentë dhe pedagogë të universitetit të Korçës, “Fan S.Noli”, mbrëmjen e djeshme kanë ndezur qirinj në pedonalen e qytetit në nderim të 45 civilëve të pafajshëm, të vrarë 25 vite më parë në Reçak të Kosovës.
Pedagodia e historisë, Alba Kreka, tregon se ngjarja e Reçakut mbi popullsinë civile të Kosovës ka qenë ngjarja më e rëndë e ndodhur nga makina ushtarake serbe.
Ngjarje që ka shokuar mbarë opinionin ndërkombëtar.
Pjesë e homazheve të kësaj ngjarjeje të dhimbshme të popullit të Kosovës dhe jo vetëm, janë bërë edhe qytetarë korçarë.