Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Maliqi bind në shtëpi, 3-0 ndaj Tomorrit dhe ngjitje në vendin e pestë

    December 14, 2025

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Pogradeci triumfon në Korçë, mposht Skënderbeun 3-1 në Kupën e Shqipërisë

    December 14, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Andrea Mano; “Korça nuk ka më nevojë për fasada qeveritare – ka nevojë për përfaqësim, vërtetësi dhe dinjitet”

    Aktualitet May 4, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Jam një qytetar i Korçës, biri i një familjeje që ka jetuar dhe punuar gjithmonë me ndershmëri. Kam pasur privilegjin të shërbej si prefekt i qarkut Korçë – një detyrë që më vendosi ballë për ballë me hallet, sfidat dhe shpresat e njerëzve të zakonshëm. Nuk vij nga privilegjet, por nga terreni, nga puna, nga angazhimi me qytetarët. Dhe kjo më ka mësuar të dëgjoj më shumë sesa të flas.

    Angazhimin tim në politikë nuk e kam parë kurrë si karrierë personale apo ambicie për pushtet. E kam konsideruar që në fillim si një detyrim qytetar dhe moral – për të qenë pranë atyre që nuk kanë zë, për të kontribuar aty ku vendi ka më shumë nevojë: në ekonomi, në arsim, në drejtësi, në përfaqësim të ndershëm.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nuk kam qenë pjesë e politikës së kompromiseve. Kam qenë pjesë e përballjes me padrejtësitë. Kam qenë aktiv në opozitë në kohë të vështira, kur zëri i qytetarëve shtypej, kur bizneset e vogla kërcënoheshin, kur korrupsioni nuk ndëshkohej, por shpërblehej me poste e privilegje. Kam folur kur shumë të tjerë heshtën. Kam mbrojtur të drejtën për pronën, për një jetë me dinjitet dhe për një shtet që nuk duhet të jetë armik i qytetarëve të vet.

    Gjatë kësaj fushate kam takuar qindra qytetarë në çdo lagje dhe fshat të Korçës. Kam parë në sytë e tyre jo vetëm lodhje e zhgënjim, por edhe një shpresë të mbetur, që ndoshta dikush do t’i dëgjojë pa i mashtruar. Ata nuk kërkojnë mrekulli. Kërkojnë një shtet që të mos i godasë, që të mos i harrojë.
    Përfaqësoj zërin e familjes që mezi paguan faturat. Të sipërmarrësit të vogël që kërcënohet nga taksat. Të mësuesit që punon me përkushtim në një shkollë të amortizuar. Të të rinjve që nuk duan të largohen, por që nuk shohin më arsye përse të rrinë.

    Nuk e kam ndërtuar marrëdhënien me qytetarët mbi premtime boshe, por mbi besim të ndërsjellë. Kam qenë me ta jo vetëm në fushatë, por edhe në ditë të vështira, në protesta, në padrejtësi, në përballje me institucione që shpesh heshtin.

    Unë nuk premtoj gjithçka. Premtoj diçka që çdo ditë e më shumë është diçka e rallë në një politikan: të jem i vërtetë me njerëzit, t’i përfaqësoj me dinjitet dhe të jap llogari për çdo vendim.

    Kjo nuk është një fushatë për të thënë “unë”, por për të thënë “ne”. Nuk jam në këtë garë për të qenë emër në listë – por zë në Kuvend. Zë për ata që janë lodhur duke pritur.

    Në çdo takim, njerëzit nuk ankohen vetëm për rrogat dhe çmimet – por për heshtjen. Për mungesën e përfaqësimit. Për faktin që ndihen të padukshëm për shtetin. Dhe kjo, më shumë se varfëria, është forma më e rëndë e braktisjes.

    Për mua politika është përgjegjësi.

    Unë nuk vij para votuesve për të bërë premtime që harrohen pas 11 majit. Vij për të qenë aty edhe më 12 maj – kur të gjithë të tjerët të kenë mbyllur fushatën, por jeta e qytetarëve vazhdon.

    Votuesve të Korçës ju kërkoj vetëm një mundësi për të dëshmuar se edhe politika mund të jetë ndershmëri. Edhe përfaqësimi mund të jetë dinjitet.

    Dhe nëse më jepet kjo mundësi, do të punoj çdo ditë për ta nderuar – jo me fjalë, por me vepra.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Andrea Mano djathtas Korçë PD Korçë Politikë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Maliqi bind në shtëpi, 3-0 ndaj Tomorrit dhe ngjitje në vendin e pestë

    December 14, 2025

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Pogradeci triumfon në Korçë, mposht Skënderbeun 3-1 në Kupën e Shqipërisë

    December 14, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Maliqi bind në shtëpi, 3-0 ndaj Tomorrit dhe ngjitje në vendin e pestë

    December 14, 2025

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Pogradeci triumfon në Korçë, mposht Skënderbeun 3-1 në Kupën e Shqipërisë

    December 14, 2025

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Devoll: konflikte fizike, vjedhje, dhunim varresh dhe baste sportive ilegale

    December 14, 2025

    Çelet në Korçë Konkursi Ndërkombëtar i Letërsisë së Humorit “Niko Nikolla”

    December 14, 2025

    Parashikimi i motit – 14 Dhjetor 2025, Qarku Korçë

    December 13, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Korça shpallet Qyteti Europian i Sportit 2026

    December 13, 2025

    Traditë që pihet me miq! Pogradeci feston për të 31-in vit Verën Artizanale dhe Gështenjën

    December 13, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Aksident në hyrje të Pogradecit, dy të plagosur pas përplasjes me murin e tunelit

    December 13, 2025

    Korçë – Policia referon disa procedime penale për ngjarje të ndryshme në qark

    December 9, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.