Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Anton Falo, voskopojari që e rrëfen traditën e zonës në 4 gjuhë!

    Korçë August 22, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anton Falo është një ndër banorët e shumtë që kanë investuar në Voskopojë, fshatin turistik, që jehon nga pushuesit në çdo stinë. Për Dritare TV, zoti Falo rrëfeu se si gjithë kursimet e 20 vite punë në emigrim, vendosi t’i shpenzojë për të ngritur një biznes familjar.

    Zoti Falo rrëfen se ka qenë një student ekselente, flet katër gjuhë (anglisht, frëngjisht, italisht, greqisht), ashtu si babai i tij Dhori Falo, mësues i nderuar, që njihte mirë historinë e Voskopojës, fshat që u dogj 3 herë. Ndër të tjera ai tregon se gjithë traditën dhe njohurinë që ia la i ati, dashurinë për Voskopojën, ta tregojë përmes guidave vullnetare që u bën turistëve që kanë dëshirën për të mësuar më shumë rreth këtij fshati.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Vila Falo është një biznes familjar, që e kam ndërtuar prej dhjetë vitesh. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri në vitet 1990 unë me familjen ikëm në Greqi. Kam punuar për 20 vjet në Greqi në një restorant, buzë detit. Unë punova kamerier, gruaja kuzhiniere.

    Kështu fituam përvojë dhe u kthyem në Shqipëri. Me të ardhurat që nxorëm atje investuam në tokën tonë, ngritëm këtë bujtinë të vogël familjare. Këtu bëjmë ushqime tradicionale të zonës sonë, që nga lakrori me dy petë në saç, mishi i qengjit, salcat, djathërat, turshitë, rakinë e kumbullës i kemi tonën. Fisi Falo, është ndër familjet më të vjetra të Voskopojës, 500-vjeçare. Babai im ka qenë një njohës shumë i mirë i historisë, i kushtoi 6 libra Voskopojës.

    Më i veçanti është “Tragjedia e një qyteti”. Edhe unë isha student ekselent, por nuk fitova universitetin, pasi babanë e kisha partizan. Babai im fliste po ashtu 4 gjuhë, ishte mësues matematik-fizikë. Mbante titullin mësues i merituar, mësues i Popullit. Vija shpesh me familjen në Voskopojë, pasi ika në emigrim, kështu më lindi dëshira të investoja në tokën që më la babai.

    Kështu fituam përvojë dhe u kthyem në Shqipëri. Me të ardhurat që nxorëm atje investuam në tokën tonë, ngritëm këtë bujtinë të vogël familjare. Këtu bëjmë ushqime tradicionale të zonës sonë, që nga lakrori me dy petë në saç, mishi i qengjit, salcat, djathërat, turshitë, rakinë e kumbullës i kemi tonën. Fisi Falo, është ndër familjet më të vjetra të Voskopojës, 500-vjeçare. Babai im ka qenë një njohës shumë i mirë i historisë, i kushtoi 6 libra Voskopojës.

    Unë e dashuroj Voskopojën, këtë fshat, nuk do e braktis kurrë. Unë kam dhe parkun e bletëve me rreth 200 koshere. Pasi përveç restorantit dhe bujtinës që kam merrem edhe me bletari. Mjaltin e bletëve e përdor në restorant për mëngjes, për ëmbëlsira, ua servir turistëve, bëj dhurata. Qoftë guidën në kosheret e bletëve, qoftë mjaltin e kam vënë në shërbim të turistëve që janë të shumtë. Shumë turistë pasi shijojnë mjaltin në restorant, vijnë në park dhe e nxjerrin mjaltin vetë nga kosheret, hanë mjaltë me hoje, edhe e blejnë. Jo vetëm mjaltë, por edhe qumësht blete, propolis, dyllë blete.

    Profesionin e bletarisë e kam traditë familjare. Që kur kam qenë 5 vjeç babai im vuri bletë dhe unë e ndihmoja babanë. Kështu vazhdova traditën e familjes sime. Unë i dashuroj bletët e do punoj me to deri sa të kem mundësi.
    Kam turistë që më rikthehen çdo vit. Pushuesit që e vizitojnë Voskopojën ngelen përherë të kënaqur me shërbimin, ushqimin dhe çdo gjë tjetër. Kam besimin se Voskopoja do të zhvillohet shumë më tepër”, tregon zoti Falo.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë Voskopojë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.