Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka vijuar me veprimet ligjore ndaj disa shtetasve, në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në fusha të ndryshme.
Arrestime në flagrancë:
– A. D., 48 vjeç, banues në fshatin Porodinë, u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
– A. D., 44 vjeç, banues në Korçë, u arrestua pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 55-vjeçar për motive të dobëta. Ky i fundit ndodhet nën kujdes mjekësor.
Procedime të tjera penale:
– B. L., 43 vjeç, banues në Maliq, po procedohet pas një aksidenti rrugor me pasojë dëmtimin e lehtë të një 64-vjeçari.
– S. T., 32 vjeç, banues në Korçë, është proceduar pasi në automjetin e tij u gjetën mallra pa fatura shitjeje.
– D. D., 35 vjeç, banues në Korçë, procedohet pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të paraqitur dokumentacionin e mjetit.
Ngjarje me zjarre:
– Më 25.07.2025, në fshatin Strelcë të Maliqit, një zjarr i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dyshohet të ketë djegur rreth 10 hektarë me kullota dhe dru halorë.
– Më 28.07.2025, në fshatin Tac të Kolonjës, një zjarr i rënë për shkaqe natyrore ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi.
– Më 27.07.2025, në vendin e quajtur “Ura e Trenit” në Devoll, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë frutore.
– Po ashtu, në të njëjtën datë, në vendin e quajtur “Bunkeri”, në Bilisht, dyshohet për tentativë djegieje të një automjeti të parkuar në pronësi të shtetasit M. B., 33 vjeç. Dyshohet se është përdorur lëndë piroteknike dhe vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.


