Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Avokati Beqiri: Ervis Martinaj nip i Liri Berishës, policia s’guxonte ta prekte! E mbronte ish-kryeministri

    Aktualitet May 21, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Avokati Idajet Beqiri hedh akuza të forta për lidhje mes bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj me Sali Berishën. I ftuar në Report Tv, Beqiri thotë se Ervis Martinaj është nip i Liri Berishës, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Beqiri tha se Ervis Martinaj ka pasur mbrojtjen e Sali Berishës. Avokati thotë se Martinaj ishte kreu i një prej organizatave m ëtë fuqishme që ëhstë goditur nga SPAK, ndërsa shton se atë policia nuk kishte guxim ta prekte.
    Sa i takon operacionit të SPAK Revanshi, ku u lëshuan 50 urdhër arreste, Beqiri thotë se shumica e këtyre kriminelëve kanë lidhje me PD.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Kryesisht kanë bashkëpunuar me PD, ata i përkasin shumica e tyre. Martinaj ka vepruar si kreu i kësaj organizate nga më të fuqishmet, por edhe më të paprekshmet. Ka patur suport mbrojtje politike, duke qenë nipi i Liri Berishës. Duke patur mbrojtjen e Berishës ai s’ka pyetur ndonjëherë për ndonjë organ në Shqipëri, qofshin të policisë, para tij dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, s’ka mundur ta prekë qoftë edhe kur është ditur se ca veprash penale ka kryer. Organizatat e tjera kanë treguar veten se e mbanin shumë pak në burg dhe e nxirrnin”, tha Beqiri për Report Tv.

    Nga ana tjetër, Avokati Redi Ramaj thotë se këto grupe kriminale janë përdorur nga të dyja kahet e politikës.

    “Në momentin që kemi një ish deputet të PS, lidhjet deri diku na çojnë me pushtetin. Bandat kriminale i kanë përdorur të dyja krahët, politika nga të gjitha anët. Këto lloj bandash me forcimin që u pa edhe nga dosja që nxori SPAK, kanë arritur të blejnë qoftë policë, qoftë politikanë dhe kanë arritur deri në nivele që i kanë përdorur këta njerëz. Përveç hasmërive, prishjes së pazareve, ka edhe gjakmarrje dhe situata të tjera të rënda që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe këtë dosje.

    Fakti që njëri apo tjetri personazh mund të kenë pasur lidhjet e tyre, duhet të na shqetësojë se si këta kon punonjës police, i përdornin. Jemi në një shtet ku nuk kemi pasur një strategji për të luftuar krimin e organizuar. Është forcuar shumë dhe është e vështirë, se di a do ia dalë SPAK dhe GJKKO. Do jetë e vështirë që vetëm ajo të luftojë krimin, se vetë dumani tha se s’kemi besim te polica se mendon se na dekonspirojnë dhe bashkëpunojnë me organizatat kriminale”, tha Ramaj.

    Avokati Idajet Beqiri, duke folur në Report Tv për operacionin e SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale, thotë se anëtarët e arrestuar kanë informacione për vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit në Vlorë, Skerdilajd Konomi.
    Beqiri thotët se pritet të ketë të penduar të drejtësisë që do çojnë më pas edhe në zbardhjen e këtyre dy vrasjeve të bujshme.

    Idajet Beqiri: SPAK duhet të jetë konseguent në atë që ka nisur. Nuk i ka arrestuar kot, se pa ekzistuar dyshimi i arsyeshëm dhe pa e mbushur dyshimin prova të arsyeshme për të dhënë masën arrest me burg, në këtë linjë duhet të vazhdohen hetimet.

    Duhet të punojë SPAK, se i ka të gjitha mjetet ia ka dhënë ligji që i favorizojnë punën e SPAK për të bërë të penduar të drejtësisë. Kur bëhet fjalë për krime kaq të rënda, çfarë pritet dhe çfarë kërkojmë të na japin. Kërkojmë të na japin, se direkt ose indirekt ata dinë për vrasjen e Santos, gjyqtarit Skerdilajd.

    Arbër Hitaj: Kush di për vrasjen e tyre?

    Idajet Beqiri: Kjo organizatë, se këtyre u është kërkuar ndihmë, o të ekzekutimit ose të ruajtjes së kontrollit dhe ambientit derisa është bërë ekzekutimi, qoftë edhe i Skerdilajdit, kush e ndiqte, kush i mori targat e makinës ku ndenji ai që e pa kur doli nga shtëpia e të tjera me radhë, prandaj janë organizatë kriminale, se kanë role të ndryshme.

    Nëse do realizojmë që të kemi të penduar. Duhet të kemi se duke ditur që këto vepra penale e kanë dënimin me burgim të përjetshëm, që të përfitojnë lehtësira që u jep ligji, ata mund të japin dhe do japin. Arrihet në një pikë që këta njerëz e shikojnë dhe vetë ata bëhen sa do pak të përgjegjshëm për të luftuar mëkatet.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025

    Kryebashkiaku Ilir Xhakolli pret në një takim zyrtar Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Korçë

    December 7, 2025

    Kapshticë – Arrestohet 36-vjeçari në kërkim, i ndaluar në hyrje të Shqipërisë nga Policia Kufitare

    December 7, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Dënime të rënda për KF Iliria pas incidenteve ndaj lojtarëve të Skënderbeut

    December 6, 2025

    Korça vlerëson 77 gjimnazistët më të mirë me Bursën e Ekselencës nga Bashkia

    December 5, 2025

    Reagon Skënderbeu pas dhunës në Fushë-Krujë: “Lojtarët tanë me shenja në trup, ndeshja nuk mund të vazhdonte”

    December 4, 2025
    Më të klikuarat

    Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, çelin sezonin e pyllëzimeve 2026

    December 7, 2025

    Korça drejt një drejtuesi të ri në Policinë e Shtetit – kandidat kryesor Uljan Shpataraku

    December 3, 2025

    Aksident me tre makina në Unazën Veriore të Korçës, fatmirësisht pa të lënduar

    December 2, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.