Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ka zhvilluar dëgjesa publike me banorët e fshatrave Qafëzes, Mollas dhe Psar, ku është diskutuar mbi prioritetet dhe projektet që do të përfshihen në buxhetin e vitit 2026 dhe vitet në vijim.
Në takimet me komunitetin, kryetari Isai u shpreh se më e rëndësishmja është të jetë pranë njerëzve dhe të dëgjojë nga afër problematikat e tyre, në mënyrë që politikat dhe investimet e bashkisë të përputhen me nevojat reale të zonës.