Maratona e Bebave “pushton” Pogradecin
Për të dytin vit radhazi në Pogradec dhjetra fëmijë të moshave nga 6-24 muaj kanë marrë pjesë në “Maratonën e Bebave” një aktivitet sportiv i cili ka në fokus voglushët dhe argëtimin e tyre. Për tre netë me rradhë në qytetin liqenor pati shfaqje për fëmijë, maskota, muzikë, ngjyrosje dhr garë për vend të parë në maratonë. Për atleten rekordmene Pavlina Evro një aktivitet i tillë ka në fokus jovetëm argëtimin e voglushëve por edhe lidhjen e tyre me sportin.
3 gara u zhvilluan mes voglushëve. “Këmbadorazi” “Vrapoj vetë” “Vrapoj shpejt” duke pëcjellë emocione, të qeshura por edhe lot në radhët e fëmijëve dhe prindërve, këta të fundit shprehen të emocionuar dhe shumë falenderues për një aktivitet të tillë.
Në fund fituesit e disiplinave të maratonës u vlerësuan me trofe, një kujtim mjaft i bukur për të ardhmen e tyre si fitues të një Maratone të vërtetë bebash.