Besa Spaho, nënkryetarja e bashkisë së Korçës, njëkohësisht dhe nënkryetare e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, ka prekur me dedikimin e sotëm, ku kanë ngelur edhe 6 ditë nga mbyllja e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025. Është pikërisht Spaho që na rikujton se nga ku vjen. Gëzim Spaho ka qenë kryetari i Partisë Socialiste të degës së Korçës prej shumë vitesh, babai i saj i cili tregon sesi është rritur Besa.
Spaho ka zgjedhur të tregojë në këtë lloj forme se ka rritur dy vajza të përkushtura ndaj Partisë Socialiste dhe së fundmi njëra prej tyre, Besa Spaho, kërkon të jetë në 140-vendshin më të denjë të Shqipërisë, në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Ai ka dy këshilla për të, të takojë bazën përherë dhe të flasë për çështjet e përditshme që shqetësojnë popullin korçar dhe atë shqiptar.
Ky është dedikimi që ka bërë Besa Spaho për babain e saj;
Sot zemra rreh ndryshe!
Babai im, Gëzim Spaho, si rrallë herë ka rrëfyer për mua, për rrugëtimin tim, për vlerat që më ka trashëguar dhe për besimin që ka tek unë. Është një ndjesi e rrallë kur e dëgjon prindin të flasë për ty, jo thjesht si fëmijën e tij, por si një njeri që ka një mision për të përmbushur në shërbim të të tjerëve. Fjalët e tij janë frymëzim për mua, por edhe një kujtesë e përditshme se çdo hap që hedh duhet të jetë me përulësi, përgjegjësi dhe dashuri për njerëzit.
Nuk ka bekim më të madh se fjala e një babai! Në këtë rrugë, më udhëheq zëri yt! Gjithçka që jam, e kam prej teje!


