Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bie numri i begative në qarkun e Korçës, ja shifrat e INSTAT

    Aktualitet June 26, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Rënia e numrit të bagëtive (gjedhit) sipas qarqeve zbulon elemente që kanë të bëjnë me tkurrjen e popullsisë dhe ristrukturimin e ekonomisë nga bujqësia drejt sektorëve të tjerë.

    Të dhënat e INSTAT tregojnë se rënia më e madhe gjedhit në vitin 2023 në krahasim me 2022 ishin në Qarkun e Durrësit me 30.8%, Elbasanit me -21%, Kukësit me 19% dhe Korçës me 17.2%. Në këto qarqe, tkurrja ishte më e madhe se mesatarja kombëtare 11.5%. Mungesa e fuqisë punëtore në qytetet të mëdha ku janë të përqendruara bizneset e turizmit dhe industrisë po rrit gravitetin e largimeve nga sektorët e bujqësisë drejt të tjerëve.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    P.sh. në hotelet e Durrësit po rritet gjithnjë e më shumë kërkesa për punonjës, duke bërë që gratë të cilat më parë jetonin duke mbarështuar kafshë, tani të punojnë në hotele.

    Gjithashtu në Tiranë, kompanitë e ndërtimit po marrin gjithnjë e më shumë punonjës nga rrethinat e Tiranës që më parë merreshin me bujqësi dhe blegtori. Rritja e pagave në turizëm dhe ndërtim po tërheq gjithnjë e më shumë punonjës nga bujqësia, e cila ofron pagat më të ulëta se sektorët e tjerë të ekonomisë. Në disa qarqe, rënia e numrit të gjedhit po kushtëzohet nga rënia e popullsisë në zonat rurale dhe nga plakja e saj. P.sh. në Kukës që është një qark kryesisht blegtoral fermat e vegla me 1-3 krerë lopë po mbyllen për shkak të plakjes dhe reduktimit të popullsisë në fshat.

    Për të njëjtat arsye, numri i bagëtive po bie edhe në Korçë pohojnë ekspertët e sektorit.

    Krerët e gjedhit shënuan rritje vetëm në qarkun e Gjirokastrës dhe të Fierit me nga 1.3 dhe 2% secila. Në Fier pati rikuperim të lehtë në fermat e mëdha pas një rënie të fortë të gjedhit në vitin 2022. Nga 2014 me 2023 rënia më e madhe numrit të krerëve të gjedhit ishte në Elbasan dhe Gjirokastër me 65 dhe 54% secila.

    Gjatë kësaj periudhe krerët e gjedhit janë përgjysmuar në të gjithë vendin. Kjo është shoqëruar me rënien e prodhimit të qumështit që ka krijuar një rritje të fortë të çmimeve të bulmetit vitet e fundit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.