Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bletarritësit e rinj, këshilli i qarkut ja del me projektin e parë

    Uncategorized August 9, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një projekt i cili kur nisi, pakkush do e mendonte seriozitetin që do të merte.
    Ky ishte projekti i bletarritësve të rinj, një nismë e iniciuar nga këshilli i qarkut Korçë që me pas gjeti mbështetje nga aktorë të tjerë

    Sot në prezencë të ministres së bujqësisë Anila Denaj, ambasadorit turk në Shqipëri dhe drejtuesve të bashkisë e prefekturës, ishte vet kryetari i këshillit të qarkut ai i cili tregohemi për rëndësinë e këtij projekti

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ky ishte fjalimi i tij

    Fjalimi për eventin përmbyllës të projektit
    I nderuar Ambasador i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Z. Tayyar Kağan Atay,
    E nderuar Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Anila Denaj,
    I nderuar përfaqësues i Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim, Z. Mustafa Ata,
    I nderuar Prefekt
    Te nderuar Kryetare
    E nderuar Rektore e Universitetit “Fan Noli”
    Të nderuar kolege , Te nderuar te ftuar, Te dashur kursante
    Kam kënaqësinë të mirëpres të gjithë ju në këtë event përmbyllës të projektit tonë, “Nxitja e të Rinjve në Bujqësi dhe Mbështetja e Bletarisë Moderne në Qarkun e Korçës.” Prania juaj sot është një nder i madh për ne, dhe dëshmon rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit tonë dhe përfshirjen e të rinjve në sektorin e bujqësisë.
    Arsyeja kryesore për të cilën zgjodhëm këtë projekt është përparësia që i japim rinisë, si një nga kolonat kryesore të punës së institucionit tonë. Të rinjtë janë themeli i së ardhmes sonë, dhe ne besojmë se investimi në edukimin dhe zhvillimin e tyre është thelbësor për një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme. Ky projekt u ofroi të rinjve mundësi per te marre njohuri, për të zhvilluar aftësi, për të fituar përvoja praktike dhe për të ndërtuar shtigje të reja në fushën e bletarisë.
    Shtylla të rëndësishme për ne janë bujqësia, inovacioni dhe mjedisi. Ky projekt kombinoi këto elemente në një iniciativë të vetme, duke synuar jo vetëm zhvillimin ekonomik, por edhe mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Bletaria, si një praktikë ekologjikisht e qëndrueshme, kontribuon në ruajtjen e biodiversitetit dhe në përmirësimin e cilësisë së mjedisit. Për më tepër, inovacionet teknologjike në bletari janë thelbësore për përparimin dhe efektivitetin e sektorit.
    Fillimisht, projekti u konceptua në kushtet e kufizuara të buxhetit të Këshillit të Qarkut, duke synuar të përfshinte 20 të rinj me koshere të thjeshta, ndoshta pa familjet e bletëve. Në konsultim me drejtues të Shoqatës së Bletarëve të Qarkut Korçë, ju drejtuam TIKA-s në Tiranë. Falë mbështetjes së Agjencisë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA), ky projekt u zgjerua ndjeshëm. Numri i të rinjve të përfshirë u rrit, dhe projekti u ngrit në një nivel tjetër në aspektin e pajisjeve dhe teknologjisë. U plotësua me të gjithë elementet e tij dhe krijoi mundësinë për të mbështetur shkollën e mesme profesionale të shërbimeve, në drejtimet e bujqësisë dhe veterinarisë, duke e pajisur me një bazë materiale të konsoliduar.
    Trajnimi u zhvillua nga pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ofrimin e njohurive dhe përvojave praktike për pjesëmarrësit. Ky bashkëpunim ka qenë thelbësor për të siguruar një nivel të lartë edukimi dhe për të përgatitur të rinjtë për sfidat e sektorit të bletarisë.
    Projekti, duke qenë i pari i këtij lloji në rajon, u përball me disa sfida. E para, dhe ndoshta më e rëndësishmja, ishte mbështetja ligjore e kufizuar, veçanërisht në kontekstin e Ligjit të ri për Bletarinë, i cili hyri në fuqi në maj të këtij viti. Ky ligj ofroi një kornizë të re rregullative, por aplikimi dhe përshtatja me të ishte një sfidë për të gjithë aktorët e përfshirë.
    Një tjetër sfidë ishte mungesa e përvojës së institucioneve në projekte të këtij lloji. Ekspertiza institucionale ishte e kufizuar duke sjelle vonesa në organizimin dhe zbatimin e projektit. Skepticizmi ishte një tjetër faktor që duhej kapërcyer. Megjithatë, falë bashkëpunimit të të gjithë partnerëve dhe pjesëmarrësve, ne besojmë se kemi arritur të përballojmë këto sfida dhe të realizojmë një projekt të suksesshëm. Pasioni, përkushtimi dhe qëllimi i mirë na ndihmuan ta realizojmë me sukses këtë projekt.
    Interesimi për këtë projekt ka qenë i jashtëzakonshëm, me rreth 170 aplikime të pranuara dhe 30 pjesëmarrës të përzgjedhur. Nga këta, 25 do të certifikohen për përpjekjet e tyre dhe 23 prej tyre do të përfitojnë paketën e start-up, duke përfshirë 5 sete koshere te tekonollogjise technoset, veglat e punes se bletarit, materiale ndihmese dhe 5 familje minimale bletesh. Kjo paketë do t’u japë mundësinë të fillojnë aktivitetet e tyre si bletarë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të bletarisë në rajonin tonë.
    Gjithashtu, janë siguruar 35 sete koshere dhe materiale të tjera për të kompletuar bazën prodhuese të Shkollës Profesionale të Shërbimeve. Ne po punojmë për të përfunduar kurikulën e nevojshme, duke synuar të ofrojmë një arsim të specializuar për të rinjtë.
    Një falënderim i veçantë, nga zemra, shkon për Agjencinë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim dhe Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shqipëri për mbështetjen e tyre të çmuar. Ata i besuan këtij projekti dhe e mbështetën atë, dhe jam i sigurt se kemi hapur rrugën për bashkëpunime të reja në vitet e ardhshme.
    Falenderojmë Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë për trajnimin cilësor dhe mbështetjen e vazhdueshme.
    Një falënderim kemi për RTSH Korça që ka qenë media partner i këtij projekti, duke garantuar informimin e publikut.
    Një falënderim publik për ekipin e jashtëzakonshëm të institucionit që unë drejtoj tashmë prej një viti, për angazhimin në këtë projekt.
    Një vlerësim dhe falenderim për punën që bëjnë bletarët e qarkut tonë, për traditën që kanë krijuar dhe kontributin që japin në ekonominë e rajonit.
    Në fund, dua të falenderoj të gjithë ju që keni ardhur sot për të ndarë këtë moment të veçantë me ne. Prania juaj është një motivim i madh për ne, për të vazhduar përpjekjet tona për zhvillimin e rajonit tonë.
    Ne shpresojmë që ky event të shërbejë si një pikënisje për projekte të reja dhe bashkëpunime të suksesshme në të ardhmen.
    Ju uroj të gjithëve më të mirat dhe suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit për vëmendjen dhe mbështetjen tuaj!
    Faleminderit!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025

    Histori / Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, sot pas 105 viteve

    December 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.