Institucioni Ekzekutimit të Veprave Penale në Drenovë ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme për sa i përket formimit profesional të të burgosurve që vuajnë dënimin në këtë institucion.
Prej ardhje së drejtor Fatjon Fasho, nën drejtimin e këtij institucioni kanë qenë të shumta aktivitetet e kryera në shërbim të të burgosurve, në formimin e tyre profesional dhe në krijimin e mundësive të reja për ta.
Mesa duket është ky drejtori i cili ka dashur të krijojë një ambient social brenda burgut të Drenovës, për të krijuar kështu jo vetëm mundësi të barabarta për ata të cilët nuk janë të barabartë me botën jashtë, por për t’i dhënë fytyrën e denjë institucionit të burgut të Drenovës.
Në takimin e fundit drejtori i përgjithshëm i burgjeve Klevis Qose ka vlerësuar punën e kryer nga burgu i Drenovës dhe administrata e saj