Një banore e fshatit Ravonik ka bërë kallëzim penal për bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Gruaja në fjalë është me urdhër mbrojtjeje, por sërish bashkëshorti i tij ka kontakte me të.
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës.
Ja njoftimi i DVP Korçë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


