Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Certifikatat e udhërrëfyesve turistikë pa afat – Kumbaro: Lehtësojmë procedurat, nxisim të rinjtë drejt turizmit

    Aktualitet July 11, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka shpërndarë 700 certifikata të reja pa afat për udhërrëfyesit turistikë, një vendim që synon lehtësimin e burokracive dhe mbështetjen e të rinjve që duan të ndërtojnë një karrierë në fushën e turizmit.

    Gjatë një takimi me përfaqësues të udhërrëfyesve turistikë, ministrja deklaroi se tashmë numri total i udhërrëfyesve të certifikuar ka arritur në 932, nga të cilët 691 janë kombëtarë, 120 lokalë dhe 112 të specialiteteve të veçanta.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Kemi një trupë që është shtuar gati tetë herë në katër vitet e fundit, çka tregon rritjen e interesit për këtë profesion dhe kontributin e tij në gjenerimin e punësimit dhe zhvillimin e zinxhirit të ekonomisë,” tha Kumbaro.

    Ministrja theksoi se certifikatat e reja nuk do të kenë më afat skadence, duke eliminuar nevojën për rinovime të përsëritura. “Nuk ka kuptim që një udhërrëfyes t’i nënshtrohet përsëri procedurave burokratike për të rinovuar një certifikatë që e ka fituar me meritë. Ky ka qenë një shqetësim i sektorit dhe sot i japim zgjidhje konkrete,” theksoi ajo.

    Aktualisht në vend janë 15 qendra të akredituara që ofrojnë trajnime për të gjitha kategoritë e udhërrëfyesve turistikë – nga ata kombëtarë, tek lokalët dhe specialistët.

    Kjo nismë pritet të përforcojë më tej profesionalizimin e sektorit turistik dhe të inkurajojë të rinjtë të angazhohen në promovimin e trashëgimisë kulturore, natyrore dhe ekoturizmit në Shqipëri.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    certifikata Mirela Kumbaro slide udherrefyes turistik
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026

    Vapa ekstreme në Gjermani shkakton gati 10 mijë të vdekur

    August 1, 2026

    Zjarri në Mallakastër: Shpëtohen banesat, digjen 10 hektarë

    August 1, 2026

    Voskopoja: Nga qendra me shtëpi botuese e akademi te fshati i sotëm malor

    August 1, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Protestuesi nga diaspora: Rama është Hamza Kastrioti

    August 1, 2026

    Kryebashkiaku i Divjakës del kundër PS për Reformën Territoriale

    August 1, 2026

    Muzika live në Korçë: Kletjon Kita kërkon rishikimin e zhurmave

    August 1, 2026
    Më të klikuarat

    Kur Korça kishte pesë dogana dhe fluturime drejt Romës: harta e harruar industriale e qytetit

    July 30, 2026

    Banorët e Maliqit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

    July 31, 2026

    Celular në qeli / Laert Haxhiu kapet sërish në burgun e Drenovës

    July 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.