Ivi Kaso ka folur për detyrën e tij si drejtues politik i PD-së në Korçë ku përballë do të ketë kreun e grupit të socialistëve Niko Peleshin në zgjedhjet e vitit 2025.
Në një intervistë Kaso është shprehur se e ka pranuar si sfidë për të bërë të mundur që strukturat e PD në të gjithë Korçën të vitalizohen në funksion të gjithë vitalizimit dhe shkundjes që po i bëhet strukturave të PD që të përballen sa më mirë në këtë betejë zgjedhore.
Kaso deklaroi se oferta demokrate ka për të qenë e njëjtë e njëjtë në të gjithë Shqipërinë.
Ai shtoi se ka ardhur koha që jo vetëm Shqipëria, por edhe qarku të ketë një shkundje, që të përqafojë një realitet të ri që ta kthejë Shqipërinë në një vend normal.
“Pjesa më e madhe e njerëzve që e ndjekin politikën janë çuditur më kanë pyetur çne, ti nuk je korçar shkon në Korçë.
Unë kam shkuar, e kam pranuar këtë lloj sfide si drejtues politik për të bërë të mundur që strukturat e PD në të gjithë Korçën të vitalizohen në funksion të gjithë vitalizimit dhe shkundjes që po i bëjmë strukturave të PD dhe të përballen sa më mirë në këtë betejë zgjedhore.
Njerëzit duhet të jenë të qartë se oferta demokrate ka për të qenë e njëjtë në nivel qëndror, ka për të qenë e njëjtë në të gjithë Shqipërinë.
Besoj ka ardhur koha që jo vetëm Shqipëria të ketë një shkundje të përqafojë një realitet të ri që ta kthejë Shqipërinë në një vend normal për të mos folur për përrallat që ne do jemi fanari ndriçues i vetëm i rajoni po së shpejti në mandatin e katërt të kësaj mazhorance që paraqitet pa asnjë bilanc dhe pa asnjë ofertë elektorale do të jemi ndriçues i Europës, nuk premtojmë gjëra të tilla.
Ne premtojmë një paketë emergjence që në 100 ditët e para do i japë fund praktikavee korruptive koncesionare të cilat thajnë një pjesë të mirë të buxhetit të shtetit dhe ky buxhet do të drejtohet drejt shtresave në nevojë drejt pensionistëve, te studentët, te të gjithë ata që sot nuk gjejnë arsye për të qëndruar në Shqipëri dhe marrin rrugën e emigracionit”, tha Kaso.
Ndër të tjera foli për krimet zgjedhore duke akuzuar qeverinë se po tenton të vjedhë dhe votën e emigrantëve.
Kaso isguroi se kushdo që ta bëjë këtë do të mbajë përgjegjësi penale.
“Gjithçka që po bëjnë me emigracionin nuk do të tolerohet dhe ka për të qenë përgjegjës personalisht.
Nëse sot i thotë Niko Peleshi Edi Rama kushdo tjetër që mos çani kokë se jemi ne, nesër përgjegjësinë penale do ta kenë personale gjithsecili prej tyre dhe atëherë nuk u del për zot njeri”, u shpreh Kaso.