Një fotografi e rrallë e realizuar nga vëllezërit Manaki sjell në vëmendje një moment unik të jetës shqiptare në fshatin Porodinë, rreth 10 kilometra në jug të Manastirit, në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut. Fotoja daton në periudhën 1941-1944 dhe paraqet një dasmë shqiptare të zhvilluar para kishës ortodokse të fshatit.
Porodina e asaj kohe ishte një fshat me shumicë shqiptare, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ushqeu shpresa për bashkimin me Shqipërinë. Kjo periudhë historike mbetet ende një nga momentet më të diskutueshme dhe emocionuese për shqiptarët e kësaj zone.
Është interesant fakti që edhe në qarkun e Korçës ekziston një fshat tjetër me të njëjtin emër – Porodinë – duke theksuar lidhjet historike dhe kulturore mes krahinave shqiptare në të dy anët e kufirit. Fotografia e Manakëve mbetet një dëshmi e gjallë e traditës, identitetit dhe aspiratave të një komuniteti që ka ditur të ruajë vlerat e tij përmes brezave.


